Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Duke filluar nga orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut fitojnë itensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.

Reshjet e shiut me intensitet mesatar dhe të lartë do të përfshijnë kryesisht ultësirën perëndimore dhe zonën e jugperëndimit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje–verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 12-15m/s.

Temperaturat parashikohen të jenë në zona malore 5 deri 16°C, në zona e ulëta 8 deri 22°C dhe në zona bregdetare 8 deri 22°C.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *