Voton Fatos Nano: Erdha të nxis pjesëmarrjen në votime

Personazhi i radhës nga politika që ka shkuar drejt qëndrave të votimit është edhe Fatos Nano. Ndonëse i ka munguar skenës politike, ai sot është shfaqur me bashkëshorten për të votuar. Ish-kryeministri Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij Xhoana Nano kanë votuar mesditën e sotme, në zonën e Mulletit në Tiranë.

“Unë besoj se sot mund të jetë një ditë si gjithë të tjerat, dhe të mos jetë aq e gjatë periudha kur duhet të presim. Më në fund një pjesë do gëzohen, një pjesë do mërziten. Jam i sigurt që ata që do gëzohen, do gëzohen për të gjithë. Ata që do mërziten, të mërziten vetëm për vete dhe të mos i mbajë shumë”.

I pyetur nga gazetarët, si e komenton pjesëmarrjen në votime, Fatos Nano tha se është e ulët dhe pikërisht për këtë arsye shkoi të votonte, që të nxisë qytetarët. “Ishte pak e ulët, prandaj erdha që ta nxis”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *