Vlonjatët të pangopur! Marrin pjesë nga deti, e ‘veshin’ me inerte

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë dhe shprehu shqetësim për mbetjet, vihet në pah masakra mjedisore shumë pak kilometra larg qytetit. Kamionët me inerte shkarkohen në anë të rrugës Vlorë-Orikum në zonën e Jonufrës.  Por kjo masakër mjedisore pak kilometra larg qytetit dhe në zonën panoramike të bregut, ku inertet hidhen buzë detit, ndodh prej ditësh e ndoshta javësh.

Banorët e zonës tregojnë se kamionët zbrazen ditë e natë. Të pyetur se kush i hedh, si ata, ashtu dhe policia e Vlorës kanë të njëjtën përgjigje, se nuk e dinë.  Fajtori është i padukshëm dhe në zonë kanë mbetur vetëm gjurmët e gomave nga kamioni me ngjyrë të kuqe që është shkarkuar vetëm pak para mbërritjes së ekipit të Top Channel në zonë. Rastësisht gjejmë një bari që tregon se pirgjet shtohen ditë e natë.


“Vijnë natën e ditën nga Vlora. Hedhin ku të gjejnë. Më rrallë vijnë gjatë natës.”nga kjo masakër mund të dëmtohet edhe rruga

“Unë çoban jam, po ja ku i ke edhe atje sipër hedhin. E kanë bllokuar kanalin. Nga do shkojnë ujërat. Do bllokohet këtu kur të ketë shi.”

Policia e Shtetit ka për detyrë kontrollin e territorit ne bregdet me vendim qeverie. Por edhe IKMT  bën kontrolle dhe sërish askush nuk i ka parë kamionët që hedhin inertet në det ne mes të ditës.

/Burimi: Top Channel/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *