Vivien dhe Getinjo të përqafuar, ja reagimi i Andi kur i pa

Reperi i njohur Getinjo dheish-konkurrentja e emisionit të dashurisë ‘Love Story’, Vivien Thano janë parë shpesh në krahët e njëri-tjetrit dhe shumë mendojnë që mes tyre mund të ketë një lidhje shumë shpejt.

Së fundmi, ata sërish janë filmuar nga kamerat teksa qëndronin shumë pranë. Mirëpo, Andi ka qenë duke i parë gjatë gjithë kohës nga dhoma e surprizave.

Ai i ka parë në heshtje teksa dyshja përqafoheshin. Kujtojmë se Vivien u përlot pas ‘eliminimit’ të Andit.

Getinjo është përfolur shumë këto kohët e fundit, sidomos me teoritë e tij brenda shtëpisë së ‘BBV Kosova”.

Tashmë ai e ka lënë mënjanë teorinë e tij se “Toka është e sheshtë” duke u ndalur së fundmi tek kafshët.

Ai ka thënë se njerëzit dhe kafshët janë të ngjashëm si dhe theksoi se gorillat dhe delfinët janë krijesat e vetme që kryejnë marrëdhënie seksuale me dëshirë dhe jo vetëm për shumim.

“S’kemi shumë dallim nga kafshët, gorilla, njerëzit e delfinët janë të vetmit që bëjnë seks me qejf. Krijesa më e mençur prej shpendëve është sorra”, tha ai, duke i treguar banorëve edhe për një dokumentar që ka parë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *