Vijon fushata e sheikut për blerjen e Manchester United, “nëse marr klubin Mbappe vjen në Old Traford”

Manchester United do të bëjë një lëvizje të bujshme për yllin e Paris Saint-Germain Kylian Mbappe nëse ofertuesit e Katarit janë të suksesshëm në blerjen e aksioneve të klubit.

Sipas Christian Falk, Sheikh Jassim bin Hamad al Thani, ofruesi ambicioz nga Lindja e Mesme, u ka premtuar tifozëve superyllin francez Mbappe si një nënshkrim këtë verë, nëse ai përfundon marrjen e Manchester United.

Bankieri i Lindjes së Mesme nuk ka një drejtim të qartë në procesin e blerjes dhe po kërkon të shmangë konkurrencën nga biznesmeni britanik Sir Jim Ratcliffe.

Sheik Jassim është gati të bëjë bujë në Old Trafford nëse ai zëvendëson Glazers këtë verë.

Ai është shprehur se hapi i parë  projektit në Old Traford do nisë me treshen franceze Mbappe, Eduardo Camavinga dhe Kingsley Coman.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *