VIDEO/ Zjarret në Vlorë, situata më e stabilizuar. Nis edhe ndërhyrja nga ajri  

Situata e zjarreve në qytetin e Vlorës dhe rrethinat e saj është më e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për banesa, apo destinacione turistike.

Kjo gjë konfirmohet për mediat nga autoritetet e Emergjencave Civile të cilat kanë deklaruar se, deri tani, policia ka shoqëruar 3 persona, të cilët dyshohen si autorë të zjarreve.

Gjithashtu, gjatë ditës kanë rinisur edhe operacionet nga ajri, për të shuar vatrën e re që është aktivizuar, si dhe pritet të lëshohen fletë arresti ndaj “piromanëve” që janë kapur në flagrancë.

“Priza.al” ka siguruar një video ekskluzive nga bashkëpunëtorët tanë në Vlorë, ku shihet nisja e operacioneve nga ajri me helikopter të FA-së, për shuarjen e vatrave të riaktivizuara të zjarreve.

“Situata ka dalë nga pjesa e rrezikut dhe ka vatra midis Llogorasë dhe Dukatit, por po punohet intesivisht për shuarjen e tyre. Ditën e sotme priten operacione nga ajri për të shuar vatrën e re.

Janë shoqëruar 3 persona në Polici si të dyshuar për zjarret në këto zonë. Pritet të ketë fletë arresti për individë që kanë vendosur zjarret. Kjo është situatë problematike, në Karaburun, Dukat dhe Llogora.

Por asnjë prej vatrave të zjarrit nuk rrezikon rrugë, apo destinacione turistike. Konfirmoj që asnjë lloj destinacioni turistik, nuk ka asnjë lloj rreziku nga këto zjarre”,- thanë për mediat autoritetet.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *