VIDEO/ ‘U të q**, m**’! I moshuari për pak sa nuk ‘puthet’ me vdekjen, niset drejt shinave por treni…

Një xhaxha i moshuar ka pasur ditën e tij më me fat dje, pasi do të kishte jo vetëm një fund tragjik, por edhe me shumë vuajtje.

Ai i ka shpëtuar “për fije” trenit të pasagjerëve të linjës Durrës-Elbasan, kur po tentonte të kalonte një mbikalim të sajuar pranë shinave në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Një video e cila po qarkullon në rrjet, tregon se si ka shpëtuar i moshuar “fatlum” nga vdekja e sigurtë.

Në video dëgjohet qartë disa fëmijë që bërtasin me të madhe, në momentin që vendit ku po kalonte i moshuari me bastun po i afrohej treni.

I moshuari, dhe pse dëgjon borinë e trenit, hedh hapat drejt shkallëve, mbase me synimin për të kaluar pjesën e shinave. Nuk mund të mendojmë se i moshuari po tentonte të vriste veten, pasi kjo do të ishte fatale si për të ashtu dhe me mjaftë probleme për mashinistët.

Nëse ai do të bënte edhe një hap më tej, rezultati do të ishte fatal dhe pamja aspak e këndshme.

“U të q***, m**”,- dëgjohet të thotë i moshuari pasi i shpëtoi vdekjes.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *