VIDEO/ Tottenham i Antonio Contes bie në Portugali, Sportingu lë “me gisht në gojë” londinezët me 2 gola në fund

Sporting ka befasuar Tottenham e Contes në ndeshjen për xhiron e dytë të grupeve të Champions League, duke e mundur 2-0.

Spurs do përpiqeshin të bënin diferencën me disa elementë individual. Richarlison i dha avantazhin londinezën në minutën e 43-të, por gjithçka do anulohej për shkak të një Offside.

Edwards pati shansin për të shënuar në krahun tjetër, por nuk e bëri dot pasi e ndali Lloris.

Emirson Royal do provonte sapo filloi pjesa e dytë, gjithsesi, pa rezultat. Sporting do triumfonte në fund falë golave të Paulinho dhe Arthur.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *