VIDEO/ Spezia dorëzohet në minutën e fundit, Napoli merr tre pikë falë Raspadorit

Napoli ka arritur të marrë një fitore të vuajtur dhe me shumë mundim ndaj Spezias në “Maradonna” stadium.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-0 edhe pse shanset ishin të shumta. Pjesa e dytë nisi pothuajse njësojë, me shumë raste dhe mundësi të arta por nuk u shfrytëzuan nga të dyja ekipet.

Napoli luajti pothuajse të gjithë lojën duke mbajtur topin dhe duke synuar shumë herë portën e Spezias.

Mrekullia vjen në minutën e 89-të falë golit të sulmuesit më të ri të Napolit, Raspadori. Djaloshi dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë kështu tre pikë të arta ekipit të tij.

Shikoni golin

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *