Video/ Panik pranë spitalit Memorial në Fier, digjet makina në mes të rrugës!

Një automjet i tipit ‘Ford’ raportohet se ka marë flakë në ecje e sipër në bypass-in e Fierit,  pranë spitalit Memorial. Nga pamjet e ardhura në redaksinë e ‘Priza.al’, shihet se si shtëllunga të zeza tymi ngrehen në ajër.

Mësohet se drejtuesja e mjetit, shtetasje me inicialet D.M. nga Tropoja ka dalë e pa dëmtuar nga ky aksident. Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi nga policia:

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:30, në bypass_in e Fierit, ka marë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen D. M., banuese në Tropojë. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet. Nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *