VIDEO/ Nuk u mjaftua duke prekur të gjitha vajzat, Kristi puthet me Zhaklin Lekatarin

Diçka e pazakontë ndodhur sot në emisionin “Talk Love Story”. Djemtë kanë hedhur akuza për Kristin se ai prek të gjitha vajzat dhe nuk i respekton ato.

I vënë në sedër nga deklaratat e tyre, Kristi është ngritur nga karrigia e tij dhe ka shkuar ka prekur të gjitha vajzat me radhë, por Sellma nuk e ka lejuar.

Më pas në këtë sfidë ka marrë pjesë dhe opinionistja, Zhaklin Lekatari, e cila është ulur bashkë me konkurrentët. Djemtë nuk janë kënaqur vetëm me prekjet që Kristi u bëri vajzave dhe donin që ai të prekte dhe Zhaklinën.

Mes fronistit dhe opinionistes pati një përqafim, por djemtë as këtë herë nuk janë kënaqur dhe kanë kërkuar më shumë. Në këtë moment ndodhi dhe puthja në buzë, e cila ka shkaktuar ilaritet.

Kjo nuk është ofendim, pushtetin e kam unë. Thjesht luajeni lojën dhe mos kini frikë nga ndjenjat tuaja”, u shpreh Zhaklin.

/Burimi: tvklan.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *