VIDEO/ Nuk ndalet sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi i shënon Real Madridit brenda në “Bernabeu”

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, po bën më të mirën në La Liga. Ai sapo shënoi golin e katërt këtë sezon me Mallorca-n. Shtatlarti ka kaluar në avantazh skuadrën e tij pas 35 minutave lojë ndaj Real Madrid.

Sulmuesi dardan ka realizuar një super gol me kokë, pas një krosimi në zonë nga Lee. Kështu Muriqi nuk e fali në këtë rast skuadrën e Reali-t, pasi më herët i mjaftuan vetëm 30 sekonda lojë që të trembë skuadrën e Realit dhe të tronditë portierin Courtois.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *