VIDEO/ Modelja e famshme i bën ftesë publike Don Xhonit: Të presim në Rusi!

Fama e reperit të njohur kosovar, Don Xhoni , i ka kaluar kufijtë dhe njihet në të gjithë botën. Freestyle-i i tij “Make a pose” është bërë virale në rrjetet sociale. Në Tik Tok u krijua një trend me këtë këtë “freestyle”, ku persona të ndryshëm anë e kënd botës publikonin video ku hapnin sfida me kërcimin e Don Xhonit.

Reperi ka publikuar para pak minutash në Instagram videon e një modeleje ruse e cila argëtohet me këtë këngë të tij dhe e fton Don Xhonin në Rusi. Para pak kohësh, ai ka rrëmbyer dhe vëmendjen e futbollistit të madh brazilian, Douglas Costa. Ky i fundit publikoi një video teksa e ndjek nga televizioni Don Xhonin duke performuar “Make a pose”. Kujtojmë se reperi lancoi tre ditë më parë projektin e parë muzikor për këtë vit, të titulluar “Maffia”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *