VIDEO/ Me çadër në oborr, t’i maskohej kamerës… Gazetari Hoxha publikon pamjet, si policit i vendoset tritoli në shtëpi

Gazetari Artan Hoxha, ka publikuar këtë të enjte në emisionin “Opinion” në “Tv Klan”, një video se si elementet kriminale përdorin masa mbrojtëse për të mos u zbuluar nga policia.

Bëhet fjalë për një rast të hedhjes së lëndëve eksplozive në banesën e një polici. Siç duket në video, autori përgatit me qetësi lëndën plasëse në oborrin e banesës. Që të mos i identifikohet fytyra ai mban një çadër edhe pse nuk bie shi.

Pasi hedh tritolin, autori largohet me shpejtësi dhe pas disa sekondash ndodh shpërthimi. Ngjarja ka ndodhur ndërkohë që polici ka shkuar në punë, ndërsa në shtëpi ndodhej vetëm bashkëshortja dhe vajza e tij.

“Banesa është e një punonjësi policie. Ka vendosur dhe kamera i shkreti që të ruhet sepse ka qenë punonjës i Krimeve, madje edhe tek Antidroga ka punuar.

Ky personi e di që aty ka kamera sigurie. Është në Janar, nuk ka shi dhe e monton në oborrin e tij me çadër që të mos duket. Punonjësi i policisë ka shkuar të marrë turnin e tretë.

Ka lënë bashkëshorten dhe vajzën në shtëpi. Ai e monton dhe shiko ku ta hedhë. Ai përdor një çadër që të mos duket si rasti që përmendët në fillim i Vermoshit. Dëshmitarët thanë që folën shqip. A e di që piloti ka qenë shqiptar? Piloti ka qenë shqiptar!

A ka qenë në detyrë në Forcat tona të Armatosura, ta verifikojnë. Shiko si punon ai. Po e monton se e ka lidhur me fitil. E hodhi, iku dhe me atë çadrën aty hajde gjeje.

Ai e ka lënë fitilin pak të gjatë që të ikë vetë, prandaj është vonuar shpërthimi. Kjo kohë i ka dhënë atij që të largohet.

Banesa ndodhet në periferi të qytetit dhe është vënë në këtë situatë. Kur kjo iu bëhet punonjësve të policisë vetë e kupton me çfarë kurajë do shkojnë të nesërmen? Policin nuk e mbron jeleku antiplumb, por autoriteti i shtetit. Nëse ke një shtet të mbaruar nuk ka antiplumb që të mbron”,- tha Hoxha.

/Burimi: tvklan.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *