VIDEO/ Luizi mban koncertin e parë, paralajmëron bashkëpunim me Noizyn

Fituesi i “Big Brother Vip 2” Luiz Ejlli po shijon daljen nga shtëpia dhe çmimin e madh.

Mbrëmjen e djeshme, pas ‘AfterParty’ ku u mblodhën dhe një herë të gjithë banorët që ishin pjesë e këtij BBV, Luizi ka shkuar në një lokal nate.

Luizi dhe Noizy së bashku kanë mbajtur koncertin e parë bashkë, ku të shumtë kanë qenë fansat që kanë brohoritur për këngëtarët. Duket se një tjetër ëndërr e Luizit është bërë realitet pasi shpesh brenda shtëpisë së madhe ka shprehur simpantinë për Noizyn si këngëtar.

Të dy ata kanë qenë në skenë ku kanë performuar këngën “Jena mbretër 2”. Më pas Noizy skenën ia la Luizit, i cili këndoi këngën e dedikuar Kiarës, ndërsa pranë tij ishte dhe vetë moderatorja.

https://www.tiktok.com/@rebuildnow1/video/7230604090642943258?embed_source=71169334%2C121331973%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_name&refer=embed&referer_url=sot.com.al%2Fgossip%2Fvideo-i-behet-endrra-realitet-luizi-ben-namin-me-noizyn-mban-koncertin-e–i587240&referer_video_id=7230604090642943258

Fillimisht Noizy tha se është plan një këngë, pastaj dy dhe më pas pyeti publikun: “Po sikur të bëjmë një album?”.

Mes ovacioneve të shumta, ai tha se përtej shakave, Luiz sapo të marrë veten do ta fusë në studio dhe nuk do ta lejojë që të dalë për një muaj prej aty.

Kështu, reperi la të kuptohet se fituesi i “Big Brother VIP Albania 2” mund t’i bashkohet label-it OTR së shpejti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *