VIDEO/Ia bënë makinën shoshë nga plumbat, dalin pamjet nga atentati ku humbi jetën biznesmeni vlonjat

Qyteti i Vlorës u trondit sot nga një atentat me armë zjarri, ku mbeti i vrarë biznesmeni 40-vjeçar Bledar Birçaj. BMW-ja me të cilën udhëtonte Bledar Birçaj është qëlluar disa herë me armë në pjesën e parme të xhamit. Në drejtim të mjetit është qëlluar mbi 10 herë, e ndërsa në trupin e viktimës mendohet se janë konstatuar deri në 7 plumba.

Bledar Birçaj i cili u ekzekutua ditën e sotme me breshëri kallashnikovi, ishte i shoqëruar në makinë nga një person tjetër. Burimet bëjnë me dije se personi që ishte në makinë me Birçajn, në momentin kur ka ndodhur atentati është larguar me vrap. Momentalisht ai është shoqëruar nga policia, dhe është marrë në pyetje. Mësohet se 40-vjeçari kishte pak ditë që ishte kthyer nga Vlora. I ndjeri ishte pronar i bar-kafe në këtë qytet.

Blutë e Vlorës janë vënë në ndjekje të automjetit me të cilin po lëvizte autori. Uniformat blu kanë ngritur disa postblloqe në dalje të qytetit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *