Video/ Florian Marku triumfon sërish! Provokimi tij ndaj boksierit francez bëhet viral, shikoni pamjet

Florian Marku mbrëmjen e djeshme ka triumfuar sërish duke mposhtur pas 8 raundeve, francezin Jorik Luiseto, të vlefshme për kategorinë e peshave të lehta.

Boksieri shqiptar mbetet sërish i pamposhtur në ringun profesionist teksa ka regjistruar fitoren e tij të 10 duke e çuar në 11 serinë e dueleve pa pësuar ende humbje.

Ky duel u zhvillua në mitikun “Wembley”, ku Marku mposhti 33-vjeçarin francez, i cili kishte 11 fitore dhe 2 humbje në karrierën si profesionist.

Gjatë kësaj ndeshjeje interesant ishte ku në raundin e pestë, Florian Marku provokon kundërshtarin e tij pas një grushti të marrë në nofull.  Boksieri shqiptar provokon dhe i lë të kuptojë francezit se nuk ka ndodhur asgjë dhe të provoj sërish po pati guximin. Një gjest ky që u bë menjëherë viral.

Pas fitores Marku ka reaguar në mediat sociale duke shkruar: Faleminderit Zotit për çdo. Faleminderit te gjithë ju që ishit sot prezent, edhe të gjithë që më keni ndjek Live në televizion, jam munduar prej raundit të parë për “Knockout”.

Boksieri shqiptar po ashtu është shprehur se është gati për ndeshjen e radhës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *