(VIDEO)/ Fero i dhunshëm me Arbenitën? Pamjet bëhen virale

Modelja e njohur Arbenita Ismajli dhe reperi Feronit Shabani (i njohur ndryshe si Fero) janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pasi janë mjaft aktivë në rrjetet sociale. Ata futen “live” në Tik Tok, herë të dy dhe herë edhe me miq të tjerë. Por, gjatë videove “live” nuk mungojnë as zënkat mes tyre.

Ditën e djeshme, reperi u acarua me modelen e mesa duket nuk u përmbajt dot. Teksa ndodheshin në video-live së bashku me dy persona të tjerë, në dhomën ku ndodhej Arbenita, ka dalë në video pa dashje dhe mamaja e Feros.

Duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak reperit dhe duke e parë të nervozuar, ajo ka shkuar më pas tek dhoma e tij për sqarim.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, ai nuk i ka dhënë fare shpjegim, por fillon dhe e godet. Pamjet janë duke bërë xhiron e rrjetit, ku shkruhet se Fero e dhunon Arbenitën.

https://www.tiktok.com/@foryouu_51/video/7220075835267566854?_r=1&_t=8bPVo8eXLLZ

Ky nuk është i vetmi rast. Po në ‘live’, çifti u konfliktua për shkak se Fero tha se modelja fal të pesëta vaktet, por kjo gjë nuk i pëlqeu Arbenitës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *