Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar prej ditësh, këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka publikuar klipin e saj më të ri nga albumi i fundit “Dafinë Moj”.
Bëhet fjalë për këngën “Murder on the dancefloor”, e cila vjen në bashkëpunim me kreperin e ri, Ron. Kënga është punuar nga Roni dhe Dafina, gjersa kjo e fundit e ka shkruar edhe tekstin në bashkëpunim me reperin Elinel.
Jo më pak ngacmuese duket të jetë edhe paraqitja e Dafinës në këtë klip, e cila shfaqet në disa skena mjaft ‘të nxehta’ me një vajzë. Ana vizuale e këtij projekti i është besuar produksionit Kotorri.
/Priza.al/


