VIDEO/ Barcelona thyen Interin, Dembele kalon në avantazh vendasit

Barcelona ka kaluar në avantazh ndaj Interit, faleë golit të shënuar nga Osma Dembele.

Ndeshja e sotme mes Barcelonës dhe Interit mund të jetë përcaktuese për faktin e skuadrave që vazhdojnë më tej rrugëtimin në Ligën e Kampioneve nga Grupi C.

Katalanasve u duhet medoemos fitorja përballë Italianëve për të balancuar përsëri duelin ndaj kjo është përshkruar si një ndeshje për “jetë a vdekje” nga vetë protagonistët që do të zbresin në fushë në “Camp Nou”. Një ndeshje ku Kristjan Asllani do ta nisë nga stoli, pasi trajneri Simone Inzagi i ka bërë vend përsëri në rreshtim Çalhanollu para mbrojtjes dhe jo talentit shqiptar.

Në fushë është edhe Bajern Mynih, i cili me një fitore ndaj Viktoria Plzen, mund të siguronte kualifikimin e ndoshta edhe vendin e parë në grup në varësi të sfidës tjetër.

REZULTATET LIVE:

BARCELONA – INTER 1-0

Dembele 40′

 


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *