Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Tiranë, gjatë kohës kur nisi një stuhi e shoqëruar më një shi të rrëmbyer.
Një autoveturë e tipit “Mercedes Benz S” me ngjyrë të zezë, ka dalë nga rruga dhe është ngjitur në trotuar ku ka goditur fillimisht një këmbësore dhe më pas është përplasur me një pemë dekorative anës rrugës.
Sipas të dhënave paraprake nga burime në vendin e ngjarjes, autovetura e drejtuar nga një 19-vjeçar me inicialet J.B., ishte me shpejtësi të madhe dhe prej kësaj të fundit ka bërë një manovër të gabuar dhe ka përfunduar fillimisht mbi trotuar dhe më pas është përplasur me këmbësoren dhe me pemën.
“Priza.al” ka mundur që të sigurojë dy video ekskluzive prej lexuesve të saj, të ndodhur në vendin e aksidentit.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Brenda makinës ka qenë një i ri adoleshent i moshës 19 vjeç, ndërkohë që ka mbetur e plagosur këmbësorja 30-vjeçare që po kalonte në trotuar.
Policia është paraqitur shpejt në vendin e ngjarjes dhe pasi është siguruar për transportimin e të plagosurës drejt spitalit, ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit.
/Priza.al/