VIDEO/ Aksident i pesëfishtë te mbikalimi i Saukut, plagoset 28-vjeçarja

Një aksident ka ndodhur pak momente më parë te mbikalimi i Saukut në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, pesë makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë është plagosur një 28-vjeçarje.

Mësohet se mjetet e përplasura janë një kamion, një mjet tip “Range Rover” dhe tre automjete të vogla.

Tiranë/Informacion paraprak

Tek mbikalimi i Saukut, janë përfshirë në përplasje 5 mjete. Si pasojë është dëmtuar njëra prej drejtuesve të mjeteve shtetasja I. D., rreth 28 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *