VIDEO/ Adoleshentja ‘arushë’ e shtyn dhe e hedh nga muri arushën grabitqare për të mbrojtur konet e saj

Një video në Tik Tok është bërë virale pasi në të shfaqet një arushë e murrme e cila së bashku me dy këlyshët e saj tentuan të futeshin në oborrin e një banese në Kaliforni.

Sinjalin për këtë veprim e dhanë qentë të cilët ndodheshin në oborrin e shtëpisë. Teksa qentë dhe arusha e cila ndodhej në majë të murit, po përlesheshin me njëri-tjetrin, vajza 17-vjeçare e cila banonte aty ka bërë veprimin që nuk pritej. Me një të shtyrë, ajo ka arritur që ta rrëzojë arushën nga muri dhe të shpëtojë qentë e saj

Videoja e publikuar në Tik Tok ka arritur që të marrë 53.2 mijë pëlqime brenda tetë orësh, ndërkohë që komentuesit vunë në dukje se edhe arusha edhe vajza po përpiqeshin të mbronin foshnjat e tyre me gëzof.

Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *