Agron Shehaj është një prej kandidatëve për kryetar të Partisë Demokratike në zgjedhjet që do të zhvillohen të dielën e 13 Qershorit.
Ai ka qenë i ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion” ku ka folur për vizionin e tij për PD-në si dhe një sërë çështjesh të tjera, të rëndësishme në selinë blu.
Ndër to edhe vendimi për shpalljen “non grata” të Sali Berishës.
Shehaj tha se nuk komenton këtë vendim të DASH, të cilin në fakt e quan politik. Sipas tij, e rëndësishme është që në këto momente të mendohet për të ardhmen e PD-së.
Megjithatë ai i ktheu përgjigje gazetarëve në studio duke thënë se nëse do të jetë kryetar partie, në grupin e tij parlamentar do të jetë edhe Sali Berisha.
Ndërkohë, për takimin me ambasadoren amerikane Yuri Kim, tha se, nuk ka biseduar me të për vendimin ndaj Berishës.
Debati:
Agron Shehaj: Nuk kam thënë që nuk kam asnjë koment. Kam thënë që nuk dëshiroj ta komentoj. Nuk është çështje luksi, por është çështje që unë kandidoj si kandidat i ardhshëm për PD. Duhet dhe kam ndërmend të flas për PD. Për rastin konkret thashë që mendoj që nuk e shoh të arsyeshme të komentojmë një vendim politik të SHBA-së. Nëse ti do ta komentosh, mund ta komentosh. Mendoj se nuk ka kuptim që ta komentoj.
Robert Rakipllari: Një kryetar partie çfarë zgjidhje ka për këtë çështje. Lideri i PD-së është goditur, ka një vendim nga DASH që ka një problem për korrupsion. Është goditur trashëgimia e PD nga një vendim i PD. I drejtë apo i gabuar, nuk e di. Ai kandidon për kryetar të PD-së. Kjo është një çështje fondamentale për PD. Nuk kemi të bëjmë me një çështje fakultative. Kryetari i PD-së dhe institucionet rreth saj duhet ta zgjidhin këtë çështje, ka një ide?
Agron Shehaj: Sipas teje është fondamentale, për mua, është e rëndësishme që të mendojmë për PD-në, fatin e PD-së dhe si të fitojmë zgjedhjet.
Robert Rakipllari: I fitoni këto zgjedhje duke pasur një anëtar në grupin parlamentar të tillë. Do jetë në grupin parlamentar?
Agron Shehaj: Po, absolutisht po.
Mirela Milori: Keni folur me Kim për këtë çështje?
Agron Shehaj: Nuk kam folur.
/Burimi: Tvklan.al/