“I lënë njerëzit të vdesin vetëm në spital”/ Vazhdojnë protestat në Itali kundër vaksinimit me detyrim!

Demonstratat kundër Green Pass-it janë rikthyer të shtunën, përpara mbajtjes së samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të G20 të planifikuar për në 30 dhe 31 tetor në Romë. Një samit i blinduar që do të shohë mijëra policë dhe ushtarakë në terren dhe e gjithë zona ku do të zhvillohen takimet e shndërruar në një zonë të kuqe, për të garantuar një flluskë sigurie maksimale. Kryeqyteti, pas tensioneve në rrugë dhe sulmit ndaj CGIL dy javë më parë, është sërish në qendër të protestave.

“Ne nuk kemi besim te shteti. Shëndetin tonë, nuk e delegojmë”, bërtitën duke intonuar korin “liri, liri”.

Pasdite një grup i vogël i “Qytetarëve të Lirë” u takuan në një zonë tjetër të Circus Maximus ku ishte planifikuar një tjetër protestë kundër Green Pass. Sot nga qendra demonstruesit arritën në Piazza Ugo La Malfa në Circus Maximus. “Trieste është në çdo shesh” dhe “zonë e lirë” janë disa nga pankartat. Protestuesit brohorasin “njerëz si ne kurrë nuk dorëzohen” dhe disa valëvitën flamuj trengjyrësh.

“Ne i respektojmë të vdekurit, janë ata që nuk i respektojnë sepse i lënë njerëzit të vdesin vetëm në spital pa as një të afërm”, tha aktori Enrico Montesano, duke folur në demonstratën “jo Green pass” në Circus Maximus.

“Të vaksinuar dhe jo. të vaksinuar jemi të gjithë njësoj – tha Montesano – mjaft me këto ndarje“.

Fishkëllima dhe fyerje, një pankartë “Draghi jep dorëheqjen“, dhe refreni “palaço, palaço”. Kështu reaguan protestuesit No-vax dhe no Green pass të pranishëm në Circus Maximus

Ndërkaq, mbrëmjen e së shtunës, në Milano mijëra njerëz u mblodhën në Piazza Fontana për të nisur një marsh proteste që nuk ka një rrugë të paracaktuar. Vendosja e pajisjes së sigurisë së policisë. Në mesin e demonstruesve ka militantë të ekstremit të djathtë, të cilët nxjerrin në pah tatuazhet pa mëdyshje, anarkistë dhe eksponentë të qendrave sociale, por edhe familje, qytetarë individualë dhe madje edhe grupe fetare. Slogani që po shoqëron fillimin e paradës është “Trieste thërret, Milani përgjigjet”

Këto zhvillime ndodhin në një kohë kur qeveritë jo vetëm në Evropë, kanë shtuar thirrjet për vaksinimim masiv nën kërcënimin e një tjetër vale të ashpër të pandemisë.

Megjithëse ka vetëm 4% të popullsisë së botës, Evropa Lindore përbën afërsisht 20% të të gjitha rasteve të reja të raportuara globalisht. Po ashtu tre nga pesë vendet kryesore që raportojnë më shumë vdekje në botë janë në Evropën Lindore – Rusia, Ukraina dhe Rumania. ShBA dhe Britania e Madhe aktualisht janë të parat në listë.

/Burimi: Rainews/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *