Unaza kushtoi ‘një djall e gjysmë’, futbollisti i njohur i propozon martesë të dashurës së tij

Futbollisti i njohur i Manchester City, Riyad Mahrez  i ka propozuar martesë të dashurës së tij Taylor Ward. Propozimi fantastik u bë me një unazë diamanti të bërë posaçërisht për partneren e futbollistit, me vlerë rreth 470,000 euro.

Taylor Ward është vajza e ish-futbollistit të Norwich City dhe Sheffield United Ashley Ward.

Në një postim në rrjetet sociale, dy herë fituesi i çmimit për lojtarin më të mirë afrikan të vitit, postoi disa foto me të fejuarën e tij.

“Jam shumë i lumtur për gjithçka. Ti je më e mira, je ajo që më duhet përgjithmonë në jetën time,” shkroi Mahrez në Instagram.

Nga ana tjetër, Taylor gjithashtu ndau fotot e tyre në Instagram, me një përshkrim:

“Nuk ka askënd me të cilin do të preferoja të jetoja, kjo është për jetën. Mezi pres të plakemi së bashku. Të dua”.

Futbollisti Riyad Mahrez më parë ishte martuar për gjashtë vjet me ish-modelen e njohur Rita Johal, me të cilën ka gjithashtu edhe dy vajza.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *