UEFA nuk fal klubet prestigjoze, gjoba të majme për Milan, Juventus dhe Inter

UEFA duket se nuk heq dorë nga ndëshkimet e klubeve lidhur me argumentin e shkeljes së rregullave të “Fair Play”-it financiar, ku klubet e radhës të cilat janë vendosur në shënjestër kanë qenë Juventus, Milan, Inter dhe Roma.

Me argumentin e shkeljeve të rregullave kuqezinjtë janë ndëshkuar me një gjobë 2 milionë euro, 3.5 milionë euro do të jetë detyrimi që duhet të paguajë Juventus ndërsa Inter dhe Roma janë ndëshkuar me 4 dhe 5 milionë euro gjobë respektivisht.

UEFA ka paralajmëruar së këto gjoba mund të përsëriten nëse klubet nuk marrin masa për rregullimin e situatave të tyre dhe rikthimin Brenda normave të “Fair Play”-t financiar. Përveç ekipeve italiane ka pasur dhe skuadra të tjera të ndëshkuara siç ka qenë rasti i PSG, Monaco, Besiktas, etj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *