U zunë për pronën, xhaxhai dhe nipi në Divjakë godasin njëri-tjetrin me sende të forta

Nuk janë të paktat rastet kur prona është kthyer në ‘mollë sherri’ mes familjarëve. Madje konfliktet kanë qënë të shpeshta, aq sa kanë përfunduar me bilance tragjike.

Një tjetër rast është raportuar nga uniformat blu, ku xhaxha e nip kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta. Në pranga kanë rënë shtetasit Q. Xh., 50 vjeç dhe F. Xh., 24 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia njofton se materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan shtetasit Q. Xh., 50 vjeç dhe F. Xh., 24 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme (xhaxha dhe nip), pasi për motive pronësie janë goditur me sende të forta me njëri-tjetrin.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *