U tha se ajo e di kush do jetë fituesi i ‘Big Brother VIP’, Dalina Buzi zbulon emrin dhe ka dy fjalë për produksionin

Pak ditë më parë ish-fituesi i ‘Big Brother’, Anaidi, tha se fituesin e ‘Big Brother VIP e di Dalina Buzi. Producentja e njohur në një intervistë që ka dhënë së fundi ka zbuluar se sipas saj fituesja e këtij reality show është Arjola.

“Se mua më ka dalë dhe nami që e di fituesin. Unë kam qem producente, jam producente. Produksioni, çfarëdo që të thuhen, nuk mund ta vendos dot produksioni fituesin sepse kjo është shkatërruese.  Sado që ti ta marrësh në dhomën e rrëfimit këtë person sado ti thuash se duhet të bësh këtë të bësh atë, ai nuk mundet sepse përplaset me shumë karaktere të tjerë. Do ishte gafa më e madhe në botë në qoftë se ti e parashikon fituesin. Ti e ndjen se kush është, por që padyshim që ti ndjen dhe popullin, sepse produksioni ndjen edhe popullin përmes votave, sepse produksioni do ta shtyjë programin drejt shikueshmërisë.. Por nuk e besoj se abuzon me fituesin sepse nuk e di se çfarë ndodh. Nuk e di ti se çfarë mund të ndodhë, njëri mund të iki fare, tjetrit mund ti bjerë të fikët apo ku e dimë ne”.

-Një mendim i yti më duhet.

Dalina Buzi flet mbi serialin e ri 'SNOB' dhe thyen heshtjen për  ndërprerjen e 'Hostel by Anabel'

“Unë mendoj se ai që i ka dhënë në shumë ‘Big Brother VIP’ është Donaldi, por është për vend të dytë ose të tretë. Mendoj se treshja kryesore është  Iliri, Arjola dhe Donaldi. Kam parë shumë gra rrotull që thonë aman ta marrë Arjola se ka nevojë. Nuk më vjen mirë që të kalosh në këtë pozicion nevojtareje, por edhe në Kosovë e pashë që e donin shumë. Unë shoh Arjolën në fund fare. Është një garë shumë e fortë. “, u shpreh Dalina Buzi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *