U takua me homologen e saj, Kim: Fokus reforma në drejtësi

Ambasadorja Yuri Kim është takuar me ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Kim shkruan se SHBA-të janë të gëzuara për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Sakaq shton se SHBA mbështet përpjekjet e popullit dhe qeverisë për reformën në drejtësi.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të takoja Ambasadoren e re të BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann. Shtetet e Bashkuara janë të gëzuara që negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian kanë nisur zyrtarisht. Ne mirëpresim që të punojmë ngushtë me ekipin e për të mbështetur përpjekjet e popullit & qeverisë , përfshirë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *