U kapën me kokainë, ekstazi dhe kanabis, arrestohen 2 shpërndarës droge në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar 2 persona nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Rasti i parë u zbulua në Dhërmi ku u arrestua i riu me iniciale R. Z., 33 vjeç të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e dyshuar kokainë dhe MDMA si dhe disa tableta ekstazi.

Nga ana tjetër, në Radhimë, një 34-vjeçar me iniciale E. Gj. gjatë kontrollit në automjet iu sekuestruan doza me lendë narkotike të dyshuara kokainë si dhe Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *