U kapën me 23 doza kokaine, arrestohen dy të rinjtë shqiptar në Itali

Dy shtetas shqiptarë u arrestuan nga Karabinierët e Kompanisë së Perugias mësohet se dy shtetasit shqiptar janë të moshës 21 dhe 29 vjeç të dy të pastrehë në Itali, në flagrancë duke bërë pazar droge.

Sipas mediave vendase, të rinjtë shqiptarë, u vunë re në një automjet ndërsa qarkullonin me të nëpërmjet rrugës Tuderte, ku më pas policia vendosi të kryente kontrollin. Sapo mjeti është ndalur, duke pasur parasysh edhe qëndrimin që kanë mbajtur të dy në momentin e kontrollit, policët kanë vënë re menjëherë se drejtuesi i mjetit po tentonte të fshihte një zarf të mbyllur me shpejtësi, ku rezultoi se kishte 1 gram kokainë.

Pas gjetjes së zarfit karabinierët dyshuan për sasi të tjera që dy shqiptarët mund të kishin ndaj dy shqiptarët i’u nënshtruan një tjetër kontrolli të detajuar ku gjatë kontrrolit u gjetën 22 doza të tjera të mbyllura që përmbanin 17 gramë kokainë brenda panelit të kontrollit të derës. Gjithashtu janë gjetur edhe dy aparate celularë dhe 1000,00 euro cash, të ardhura të mundshme nga aktiviteti i tregtimit. Të drejtuar në kazermë, në përfundim të formaliteteve, të dy u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Capanne në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *