U huazua nga klubi rumun, Enriko Papa debuton me Sepsin

Enriko Papa ka debutuar me fanellën e Sepsit. Mesfushori shqiptar, i cili u huazua nga klubi turk i Rizesporit pak ditë më parë, u rikthye në Rumani, aty ku ka luajtur për shumë vite me fanellën e Botoshanit.

Tani pjesë e ekipit të Sepsit deri në fundin e sezonit, Papa u aktivizua në ndeshjen e ditës së djeshme ndaj Targoviste, e përfunduar me rezultatin 2-2, e vlefshme për javën e 24-t të kampionatit rumun. Ndërkohë, sa i përket Papës, ai u aktivizua në minutën e 62-të të takimit dhe shenja që la në këtë ndeshje ishte vetëm një karton i verdhë i marrë në minutën e 90-të.

29-vjeçari që ka qenë pjesë e Superiores më përpara do të ndihmojë ekipin e Sepsit për të ruajtur vendin në gjashtë ekipet e para në kampionatin rumun.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *