U helmua me Noviçok, Britania do të nisë hetim publik për vdekjen e 44-vjeçares. Të dyshuar shërbimet sekrete ruse

Britania tha se do të zhvillojë hetime publike mbi vdekjen e një gruaje, e cila besohet se humbi jetën si pasojë indirekte e helmimit të një agjenti të dyfishtë rus më vitin 2018.

Hetimi mbi vdekjen e Dawn Stugress mund të shndërrohet në hetim publik, tha Sekretarja për Punë të Brendshme, Priti Patel në një letër drejtuar hetueses ligjore, Heather Hallet më 18 nëntor, duke thënë se, një gjë e tillë do të mund “të sillte ngushëllim” për familjen.

Novichok victim Charlie Rowley accidentally picked up nerve agent in 'cosmetic bottle' as present for Dawn Sturgess | The Independent | The Independent

Hetimet publike janë hetime të mëdha që mund të thirren nga një ministër qeveritar që mund të japë kompetenca të veçanta, për të detyruar që dikush të japë dëshmi dhe të nxirren edhe prova të tjera.

Sturgess, 44-vjeçare, vdiq në spital në korrik të vitit 2018, pasi ajo dhe partneri i saj u sëmurën rëndë në qytetin anglez, Amesbëri. Që të dy kishin qenë në kontakt me agjentin nervor “Noviçok”, që kishte qenë i vendosur në një shishe të parfumit.

Yulia and Sergei Skripal

Vdekja e saj pasoi helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia dhe një ish-zyrtari policor, që u sëmurën në qytetin Sallsbëri, në mars të vitit 2018.

Që të tre i mbijetuan helmimit, njësoj si partneri i Strugess. Autoritetet ruse kanë thënë se agjencia ushtarake e inteligjencës së Rusisë, GRU është përgjegjëse për sulmin kimik dhe ka ngritur akuza ndaj tri agjentëve për helmimin, të cilin Moska vazhdimisht ka mohuar çdo përfshirje.

Novichok victim Dawn Sturgess' family break silence and pay tribute to "gentle soul who'd give her last penny to somebody in need" - Mirror Online

Call for Russian Novichok suspects to aid inquest into death of Salisbury victim Dawn Sturgess | Salisbury Journal

Salisbury Novichok poisonings: Inquiry into death of Dawn Sturgess opened | Metro News

Novichok victim Dawn Sturgess wore 'contaminated' sunglasses found in park before collapsing

U.K. Charges 2 Men in Novichok Poisoning, Saying They're Russian Agents - The New York Times

Salisbury novichok poisoning suspects living luxury life with Kremlin's elite - Mirror Online

CAUGHT ON CCTV: How Russian Novichok suspects got into UK and sneaked across country

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *