Habit gjinekologu italian: Bëj seks me mua që të shërohesh nga virusi

Një denoncim ka mbërritur në një emision italian investigimi, ku si pasojë në Prokurorinë Publike të Barit, po hetohen gjinekologët e qytetit.

“Le Iene” ka transmetuar rastin e një gjinekologu të specializuar në fushën e virusit papilloma dhe autor i disa studimeve shkencore, i cili dyshohet se i tha një pacienteje, siç denoncoi ajo te “Le Iene”, se “marrëdhënia seksuale me të do ta shëronte nga infeksioni me virusin papilloma dhe kështu të parandalonte kancerin e qafës së mitrës”.

Viktima “terapisë seksuale” të gjinekologut kontaktoi redaksinë e programit të ‘Italia Uno’ duke treguar këtë histori që daton disa muaj më parë. Deri më tani nuk ka mbërritur asnjë ankesë apo denoncim në drejtësi për këtë histori, por pas denoncimit publik do të hapet një dosje hetimore për të konstatuar vërtetësinë e denoncimit dhe përgjegjësitë e mundshme të mjekut, 68-vjeçar, i njohur në Bari, që ka dalë në pension, por vazhdon të ushtrojë profesionin e tij.

Për këtë edhe Shoqata e Mjekëve italianë ka hapur dosje për marrjen e çdo mase disiplinore. Më e çuditshmja është se në inçizimet e denoncueses, mjeku thotë se ka shpëtuar edhe persona të tjerë më para.

 “E bëj për studimet e mia dhe gjithashtu për njerëzit që kam shpëtuar””, thotë ai dhe me celular tregon mesazhet e personave që pretendon se ka shëruar. :

“Doktor, nuk më ke braktisur kurrë, do të jesh gjithmonë në lutjet e mia. Kjo është dhurata ime e Krishtlindjeve”, thuhej në mesazhet e treguara prej tij. Për të bindur gazetarët, ai kryen edhe dy telefonata, që njëra pas tjetrës “konfirmojnë se kanë ndjekur të njëjtën terapi shërimi. “Unë i shërova. Kam shpëtuar shumë gra nga kanceri”, thotë mjeku në kamerën e fshehtë të “le Iene”.

/Burimi: Il Giornale/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *