U duk se “hoqi dorë” nga PD, Basha mbledh në kafe demokratët

Axhenda e takimeve me demokratët vazhdon të ngelet po e njëjtë për ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Por këtë herë jo në selinë e partisë, por në kafe. Basha ka preferuar që takimin ta mbajë pa praninë e medias në rrjetet sociale, të cilat kanë qenë mbështetëse për të publikuar foto nga takimet.

Takimin me demokratët, Basha ka preferuar ta mbajë këtë herë në zonën e Dajtit dhe në degën 8 në Tiranë.

Sakaq, ende nuk bëhet me dije se çfarë kanë diskutuar por ka qenë vetë Basha, i cili ka bërë me dije se takimet e tij do të vazhdojnë, këtë herë edhe më fuqishëm

Gjatë orëve të ditës Basha ka paralajmëruar këtë takim duke u shprehur se do të jap dorëheqje nga të qëndruarit në hije. Ai ka lënë të kuptohet se do rikthehet por Kryeministri Edi Rama nuk ka ndenjur pa ironizuar. Nëpërmjet një komenti kreu i qeverisë i shkruan shkurtimisht “Të lumtë” ish-kreut të PD./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *