Turqia miraton për përdorim vaksinën e saj, Turkovac nis përdorimin masiv nga java e ardhshme

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca ka njoftuar se vaksina vendase TURKOVAC kundër COVID-19 ka marrë miratim për përdorim emergjent.

‘Nga sot jemi bërë një nga 9 vendet që ka prodhuar vaksinë kundër COVID-19’, tha ministri Koca, duke shtuar se nga java e ardhshme ajo do të përdoret gjerësisht.

Në një aktivitet të organizuar në qytezën industriale Sanliurfa ku mori pjesë virtualisht  edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ministri Koca tha se është i kënaqur që po jep lajmin e mirë që pritej nga populli.

‘I nderuar president ndodhemi në Sanliurfa, në një prej qendrave tona ku bëhet prodhimi. Kemi një vaksinë që është zhvilluar 100 për qind nga shkencëtarët tanë . Në këtë mënyrë nga sot jemi bërë një nga nëntë vendet që ka prodhuar vaksinë kundër COVID-19’, tha ministri Koca.

Ministri e cilësoi sukses faktin që vaksina u prodhua pa mbaruar viti. Vetë Presidenti Erdogan u shpreh se do të ndjente kënaqësi që vaksinën ta ndajnë me të gjithë njerëzimin.

‘Vaksina jonë TURKOVAC është një simbol i përpjekjeve tona për të mbrojtur popullin nga pandemia në mënyrën më efektive’, u shpreh ai.

Erdogan kujtoi se gjatë pandemisë kanë shpërndarë me 160 vende dhe 12 institucione ndërkombëtare mjetet mjekësore, përfshirë edhe maskat.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *