‘Trekëndëshi i Bermudës’, reagon Kryemadhi ndaj Bashës: Asgjë e re nga fronti i lindjes!

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një intervistë për Zërin e Amerikës nga SHBA iu përgjigj kryedemokratit Lulzim Basha, i cili e cilësoi presidenti Ilir Meta pjesë e ‘Trekëndëshit të Bermudës’, duke e grupuar me Berishën dhe Ramën.

“Për mua asgjë e re nga fronti i lindjes”, u shpreh Kryemadhi.

Djegien e mandateve nga ana e opozitës, ajo e cilësoi një lojë të rrezikshme që cenoi demokracinë dhe solli shpërnguljen në masë të të rinjve dhe të rejave.

“Djegia e mandateve ishte një lojë e rrezikshme që cenoi demokracinë dhe solli shpërngulejn në masë të të rinjve dhe të rejave. Duhet të punojmë të gjithë për vendin tonë. Sot pika më kulmore dhe më e rëndësishme, është t’u japim shpresë të rinjve dhe të rejave”, deklaroi Kryemadhi.

Ajo komentoi edhe deklaratën e presidentit Ilir Meta para zgjedhjeve, që do të kthehet në krye të LSI në përfundim të mandatit të kreut të shtetit, duke theksuar se kushdo është i mirëpritur për t’u kthyer në LSI, për të kontribuar në forcimin e demokracisë.

“Nuk mund të flas për këtë, nuk e kam diskutuar di të them se LSI mirëpret çdo njeri që do të kthehet dhe të kontribuojë për të forcuar demokracinë dhe për të rikthyer demokracinë në shoqërinë shqiptare që ka qenë e brishtë këto vitet e fundit”, tha kryetarja.

Kryemadhi foli për rolin e LSI, sot e cila ka një numër të vogël deputetësh në parlament dhe pa grup parlamentar.

“Sot një nga problematikat më të mëdha që ka jeta politike shqiptare nga zbatimi i rregullores në parlament është në udhëkryq të jashtëzakonshëm. Roli i LSI nga një mekanizëm kontrollues që mbante balancë mes dy ekstremeve të mëdha, tashmë ky mekanizëm që ruante balancë qoftë për reformën në drejtësi, apo edhe në 8 ligjet e saj.

Sot jemi në një aspekt komplet tjetër ku flasim me tallje me qytetarët shqiptarë. Kryeministri flet për ujin e pijshëm. LSI e sheh veten duke vazhduar misionin e saj. Kauza e opozitës deri në zgjedhjet e 2021, ajo që dua të them që LSI vazhdon të qëndrojë. Javën që kaloi dorëzova padinë e tretë për inceneratorin e Fierit. Kemi denoncime të tjera”, tha Kryemadhi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *