Trafiku , zhvillimi ekonomik dhe lista e këngëve që mbaj në makinë

Teksa bëj rrugën Tiranë – Vlorë si në vajtje dhe ardhje më tërheqin vëmendjen karakteristikat e trafikut. I dendur i gjatë në dalje dhe në hyrje të Tiranës, i mjaftueshëm deri në Durrës, tërësisht i munguar me rrugë thuajse të shkreta deri në Vlorë , aq sa Jazzi që dëgjoj kur udhëtoj më krijon trishtim.

Për një ekonomist trafiku ka lidhje të drejtë me zhvillimin ekonomik dhe i kostot e jetesës në një vend. Zonat me trafik të lartë janë zonat më të zhvilluara ekonomikisht, por trafiku i lartë sinjalizon edhe kosto e larta të jetesës në këto zona.

Në 30 vitet e fundit shqiptarët migrojnë drejt Tiranës për një punë, për një shkollë më e mirë për fëmijët, për një shërbim shëndetësor më i mirë, apo edhe sepse perceptojnë një hendek më të ulët në barazinë gjinore, elementë këto që u mungojnë në qytetet e tyre. Nëse analizon karakteristikat e migrimit të brendshëm në Shqipëri vëren së pari, emigrantet janë kryesisht të rinj – pothuajse 46 për qind e emigranteve ndërprefekturorë janë më të rinj se 30 vjeç . Së dyti, ka një ‘ikje të trurit’ nga qytetet e vogla për tu pozicionuar kryesisht në Tiranë dhe rrethinat e saj .Pra ata që migrojnë drejt Tiranës janë kryesisht më të arsimuar se popullsia që lënë pas në qytetet e tyre të orgjinës . Së treti, ka “një feminizim” të migrimit të brendshëm, pasi më shumë se gjysma (54 për qind) e atyre që lënë qytetet e tyre janë gra. Në tiranë realizohet rreth 48% e PBB dhe me megjithëse përpjekjet për të rigjallëruar qendrat e qyteteve, ato mbetën sërisht “fjetore”, të abandonaura nga të rinjtë, nga njerëzit më të arsimuar, edhe nga gratë.

Është e vërtetë që migrimi pajisi Tiranën me më shumë fuqi punëtore, por struktura ekonomike e qytetit nuk ishte në gjendje ta përthithet plotësisht atë. Ndërkohë që fluksi i vazhdueshëm i migrimit kërkon balancim dhe rrit presionin për infrastrukturë, shërbime publike transporte, edukim, shëndetësi, qyteti, bëhet më i pa mundur për tu menaxhuar qoftë nga ana demografike por qoftë dhe nga ana territoriale .Edhe në fakt, treguesit e standardeve të jetesës edhe kostot e jetesës tregojnë se Tirana nuk gëzon më asnjë avantazh të dukshëm në këtë drejtim, gjë që ka bërë që njerëzit të drejtojnë lëvizjet e tyre migruese drejt perëndimit.

Gabimi i rëndomtë që është bërë historikisht kur kemi hartuar politika zhvillimore është trajtimi i ekonomisë si monolite. Zgjidhjet kanë qenë modele të imponuara nga lart poshtë, me pretendimin se zgjidhja apo modeli i dhënë do të funksiononte njësoj në të gjitha zonat . Ekonomia a e një vendi sado i vogël të jetë ai, nuk është monolite , ajo është rrjet i ekonomive rajonale. Thënë këtë rruga drejt suksesit ekonomik kombëtar nuk vjen nga zgjidhjet nga lart-poshtë, sepse nuk ka një zgjidhje të përshtatshme ekonomike për çdo zonë apo rajon.

Çdo zonë ka nevojë të këtë specializimet e veta unike të industrisë, tregjet e punës dhe banesave, si dhe kapacitetet dhe marrëdhëniet institucionale. Çdo zonë ka burimet e veta, ka karakteristika ekzistuese dhe potenciale unike ekonomike, të cilat nëse do të njihen ,do të përdoren, edhe do të zhvillohen në mënyrë optimale do të zvogëlonin poloarizimin ekonomik duke i transformuar Lushnjën Fierin Kavajën në vende të denja për të jetuar , edhe rrjedhimisht Tiranën më të lehtë për tu menaxhuar.

Pikërisht kjo qasje zhvillimore jo vetëm i mungon Shqipërisë por ç’është më e keqja i mungon vizionit të polikë bërjes nga të dyja krahët, i ka munguar tërësisht narratives së kandidatëve në çdo zgjedhje vendore, i mungon debatit publik.

Me sa duken bathët edhe pas 14 Majit 2023 do të duhet 55 minuta për të hyrë në Tiranë dhe rruga do të vazhdojë të jetë melankonike dhe e shkretë deri në Vlorë.

Më duhet urgjentisht të ndryshoj listën e këngëve që luaj gjatë udhëtimit .

Ndonjë sugjerim?/Priza.al

*Ish- Zv.Ministrja e Financave Irena Beqiraj

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *