Tradhëtoi gruan me shërbëtoren, madje e la dhe shtatzënë! Merr fund martesa shumëvjeçare e ‘Terminatorit’

Pas 10 vitesh të ndarë, Maria Shriver dhe Arnold Schwarzenegger finalizuan maratonën e tyre të divorcit. Një gjykatës në Los Angeles vulosi vendimin përfundimtar, që thuhet se ishte vonuar për shkak të mosmarrëveshjeve për ndarjen e pasurisë.

Gazetarja Shriver paraqiti kërkesën e divorcit kundër Schwarzenegger në korrik 2011, pasi u zbulua se ai kishte një fëmijë të pestë me një punonjëse të vjetër të shtëpisë së tyre. Mildred Patricia Baena lindi djalin e pestë të Schwarzenegger, Joseph, vetëm një javë pasi Shriver lindi djalin e tyre më të vogël, Christopher në vitin 1997.

Schwarzenegger fshehu faktin se ai ishte babai i Joseph për 15 vjet, ndërsa Mildred, deri në vitin 2011 pretendonte se e kishte djalin me ish-bashkëshortin. Ngjashmëria e madhe e Joseph me Arnold e bëri Maria-n të pyeste Mildred për atësinë e djalit të saj.

“Pasi u largova nga detyra e guvernatorit, i tregova gruas sime për këtë ngjarje, e cila ndodhi më shumë se një dekadë më parë. Unë i kuptoj dhe i meritoj ndjenjat e zemërimit dhe zhgënjimit mes miqve dhe familjes sime. Nuk ka justifikime dhe unë marr përgjegjësinë e plotë për lëndimin që kam shkaktuar. I kam kërkuar falje Maria-s, fëmijëve të mi dhe familjes sime. Më vjen vërtet keq”, tha Schwarzenegger për The Times.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *