Tiranë/ Vodhi elektroshtëpiake në një banesë, arrestohet 28-vjeçari  

Një 28-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet për vjedhje në një banesë.

Dyshohet se shtetasi me iniciale J.D., ë3shtë autor i dy vjedhjeve të ndodhura ditët e fundit, ku ka grabitur elektroshtëpiake.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që kryente vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit J. D., 28 vjeç, banues në Tiranë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i dy vjedhjeve të ndodhura ditët e fundit, konkretisht:

– Më datë 02.10.2022, në rrugën “Artan Lenja”, dyshohet se ka vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe orendi, në një banesë;

– Më datë 03.10.2022, dyshohet se ka vjedhur disa mallra dhe një pajisje elektroshtëpiake, në biznesin e shtetasit N. P.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *