Tiranë/ Tritol një servisi celularësh në Yzberisht, ka vetëm dëme materiale

Tiranë- Mbrëmjen e kaluar në zonën e Yzberishtit i është vendos një sasi tritoli derës së një servisi celularësh. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Thoma Goxhaj’ dhe fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar.

Servisi i celularëve të cilit iu vendos lënda plasëse rezulton të jetë në pronësi të shtetasit me inicialet E.D, ndërsa për momentin nuk bëhen me dije të tjera detaje mbi rrethanat e ngjarjes.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit  si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *