Tiranë/ Përndiqte të miturat dhe kryente gjeste të turpshme, procedohet penalisht plaku maniak  

Një burrë 80-vjeçar është proceduar penalisht pasi akuzohet se, ka përndjekur dy vajza të mitura dhe ka kryer ndaj tyre gjeste të turpshme. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se bëhet fjalë për 80-vjeçarin me inicialet B.K..

Ai është pikasur teksa bënte gjeste të turpshme ndaj dy të miturave në rrugën “Dervish Hima”.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 25.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B. K., 80 vjeç, sepse në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se ka përndjekur dhe kryer veprime të turpshme me 2 shtetase të mitura.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *