E frikshme! Tërmeti trondit Greqinë/ Çarje muresh e thyerje xhamash (Foto)

Mediet greke publikojnë pamje të reja nga tërmeti i fortë, që tronditi sot zonën e Heralionit. Banorët e Arkalochori janë të shqetësuar pas tërmetit të fortë prej 4.8 të shkallës Rihter që ndodhi në orët e para të së Shtunës

Siç shihet në foto, tërmeti ka shkaktuar jo pak dëme, duke thyer dritare e çarë mure. Lëkundja ishte me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter, ndërsa ka shkaktuar mjaft panik te qytetarët.

Ata kanë pësuar dëme të mëdha nëpër shtëpi, ndërsa pronarët e marketeve dhe lokaleve u përballën në mëngjes me produkte e sende të rëna në tokë, kur hapën dyert e bizneseve të tyre.

/Burimi Creta24.gr/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *