Tërmeti/ Ahmetaj: Më 25 nëntor nis shpërndarja e banesave për të prekurit

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj pas mbledhjes së sotme të Këshillit ët Ministrave ka deklaruar se së shpejti do të nisë shpërndarja e apartamenteve tek personat që kanë mbetur të pastrehë pas tërmetit.

Ky proces do të nisë me 25 nëntor dhe do të jetë me një short publik dhe transparent. Ahmetaj tha se secili nga familjet do të marrë atë që i takon.

I pyetur nga gazetarët se sa banesa janë rindërtuar deri më tani, Ahmetaj nuk dha një shifër konkrete mirëpo deklaroi se po rindërtohen 167 shkolla, 25 prej të cilave kanë mbaruar totalisht. Për biznesin e vogël, ministri shtoi se do ketë mbrojtje dhe nuk do ketë aspak rritje të çmimit të energjisë, duke përfshirë këtu dhe familjarët.

Dua të tërheq vëmendjen për qytetarët që janë në Bashkitë e dëmtuara nga tërmeti. Si do të shpërndahen apartamentet dhe banesat. Në vendim është përshkruar një mënyrë se si do të shpërndahen, ka të bëjë me familjet në nevojë, me nëna të vetmuara. Ata që do të përfitojnë banesa me 25 nentor do të jenë përballë shortit publik, të gjitha familjet do të jenë përballë një procesi transparent dhe publik. Do të jetë proces i qetë, secili do marrë atë që i takon. Kemi kaluar një vendim, detajet do ti thotë vetë ministrja e financave, me daljen e republikës së Shqipërisë në tregun ndërkombëtar në ditët që vijnë.’- u shpreh Ahmetaj.

Gazetari: Sa janë rindërtuar tani dhe sa priten, në sanxhak të Kurbinit nuk ka rrymë elektrike dhe nuk po nis puna…

Ahmetaj: Po ndërtohen 167 shkolla dhe janë duke u përfshirë në këtë numër dhe shkollat që po ndërtohen nga donatorët. Ju i keni parë lajmet, janë sot 25 shkolla që kanë mbaruar plotësisht, jemi duke diskutuar me OSHEE ka procedurat e veta të dhënies së qeverisë, e detyron qeverinë të paguajë për atë kosto.

Gazetarja Omeri: A do ketë një plan për biznesin e vogël dhe të madh?

Ahmetaj: Kryeministri ka qenë i qartë, pika e parë që është e rëndësishme ka të bëjë me furnizimin e energjisë elektrike, për pjesën tjetër do të vazhojë si ka qënë. Nuk do rriten çmimet për familjarët dhe biznesin e vogël. Do ta mbrojmë nga gjëma, jemi duke punuar, ministrja është në krye të punëve për garantimin 24 orë të energjisë.

Gazetar: Nëse një familje i janë shkatërruar 2 apartamente si veprohet?

Ahmetaj: Ligji veprohet nëse të janë dëmtuar të dyja, ti si familje përfiton 1 nga banesat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *