Tentuan të kalonin në Greqi 40 kg drogë të marrë nga shqiptarët, arrestohen dy shtetase greke në kufi

Një tjetër ngarkesë droge është kapur në kufirin greko-shqiptar. Një automjet është në orët e para të mëngjesit të sotëm në Igumenicë, si pasojë e një operacioni nga policia greke.

Brenda në mjet ishin dy shtetase greke, të cilat kishin marre dy çanta dhe dy valixhe në kufi nga shtetas shqiptarë. Brenda tyre janë gjetur dhe sekuestruar 37 pako me 40 kg 464 gram marijuanë. Një prej femrave të arrestuara i është gjetur dhe një sasi e vogël heroine.

Dy femrat e kane marre mjetin me qera në Athinë dhe dje pasdite kanë ardhur në kufirin greko-shqiptar ku janë ngarkuar me sasinë e drogës.

Janë sekuestruar dhe 220 euro, ndërkohë që vlera e drogës shkonte në rreth 101 mije euro.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka evidentuar dhe kapur 5 raste të trafikut të drogës nga Saranda në Igumenicë dhe ka sekuestruar 276 kg 264 gram marijuanë, e cila nëse do të shitej në Greqi, do të arrinte një vlerë totale rreth 690 mije euro.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *