Tensionet në Veri të Kosovës/ Xhaçka: Krizë e tejzgjatur në mënyrë artificiale

Pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës, ka reaguar ministrja për Evropën dhe punët e jashtme, Olta Xhaçka.

Ne një reagim në Facebook, Xhaçka shprehet nder të tjera se është një krizë e tejzgjatur në mënyrë artificiale dhe se ka ardhur koha për dialog.

“Po ndjekim me keqardhje minutë pas minute shfaqjen e një krize të tejzgjatur në mënyrë artificiale në veri të Kosovës dhe jemi thellësisht të shqetësuar nga përshkallezimi i tensioneve.

Barrikadat që janë ngritur në veri, jo prej ndonjë vale zemërimi popullor, por nga një grup kriminelësh famëkeq, nuk po pengojnë thjesht vijimin normal të jetës. Ato janë po ashtu skena që të kujtojnë ditët e errëta të viteve 1990 të cilat rajoni ynë i ka lënë pas njëherë e mirë bashkë me ish Jugosllavinë që shkoi e vate.

Për pak vjen viti 2023! Kjo nuk është koha për të bërë kërcënime ushtarake apo për sulme të papranueshme kundër Policisë së Kosovës, KFOR dhe Policisë së EULEX. Kjo është koha për dialog dhe bashkëpunim. Kjo përballje e rrezikshme duhet të marrë fund dhe autorët duhet të nxirren përpara drejtësisë.

Ne jemi me Kosovën në këtë situatë të vështirë dhe i bëjmë thirrje autoriteteve serbe të mos i justifikojnë as barrikatat e as grupet kriminale që refuzojnë t’i largojnë ato. Të luash me zjarrin është një ide shumë e keqe për të ardhmen e të gjithë fëmijëve tanë”, deklaron ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *