Në shenjë se Polonia nuk po rrezikon pas sulmit vdekjeprurës, pamjet e publikuara nga vendi të enjten treguan një aeroplan që mbante ekipin e tyre kombëtar të futbollit duke u shoqëruar nga dy avionë luftarakë F-16.

Llogari zyrtare e kombëtares polake të futbollit bëri me dije se u shoqërua nga dy avionët luftarakë F-16 në kufirin jugor të Polonisë, në rrugën e tyre drejt Kupës së Botës në Katar, eveniment që nis brenda pak ditësh.

Sakaq, utoritetet janë ende duke u përpjekur të përcaktojnë saktësisht se nga erdhi raketa, me indikacione të hershme që tregojnë për një sistem ukrainas të mbrojtjes ajrore që kërkon të kundërshtojë bombardimet ruse , një pohim që Ukraina e ka mohuar.