Të shtëna me armë zjarri në Elbasan! Një makinë në ecje qëllon me breshëri plumbash

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesnatën e kaluar në qendër të qytetit të Elbasanit, në zonën e quajtur Gurabardhi, pikërisht në lagjen e quajtur Parizani Dyli Haxhire.

Autorët kanë qëlluar nga një mjet i cili ishte në ecje, por nuk dihet se kush ishte shënjestra e tyre. Deri më tani nuk është raportuar për të plagosur apo viktima.

Policia dhe grupet e kontrollit mbërritën në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur zbardhjen e saj dhe vënien para drejtësisë të autorëve. Ende nuk ka informacion më të detajuar për sulmin me armë që ndodhi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *