“Të mbledhë rrobat e të largohet nga rap-i”/ Çfarë ka ndodhur mes artistëve?

Këngëtari i njohur Majk, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Zemër Luana”, ku ka bërë disa deklarata mjaft të forta për kolegët e tij. Teksa ka qenë në sfidën e “Paintball”, ai qëlloi foton e Don Xhonit duke thënë se “duhet të mbledhë rrobat dhe të largohet nga rap-i”.

Mirëpo, së fundmi vetë Majk ka postuar një foto ku shfaqet pranë Don Xhonit. Majk shkruan: “Asgjë veç dashurisë dhe respektit boki”.

Më pas të njëjtën foton e ka publikuar edhe vetë Don Xhoni.

Mesa duket nuk ka asgjë për t’u alarmuar pasi dy reperët janë kolegë dhe miq të mirë me njëri-tjetrin dhe nuk kanë probleme.

Më herët, Majk u pyet se cilin artist cilësonte si më pak të talentuar dhe reperi ka zgjedhur pikërisht Taynën.

Rikujtojmë se pak vite më parë, Tayna e ka cilësuar Majk si një ndër artistët “e rënë nga fiku”, që do të thotë se karriera e tij nuk kishte shkuar siç duhej. Pikërisht në këtë lojë, Majk vendosi t’i japë Taynës një kundërpërgjigje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *